Lajme
Njihuni me shqiptarin që fitoi të drejtën për të jetuar në planetin Mars
Demokracia
09:55 | 24 Shkurt 2021

Share:

17-vjeçari Bennet Nura është shqiptari i parë i përzgjedhur për të banuar në Mars.

Në vitin 2020 para se raketa AtlasV të niset për në planetin Mars, NASA kishte hapur konkurs për të gjithë banorët e botës në rast të vërtetimit se aty do të mund të zhvillohet jeta.

Bennet Nura, i cili jeton në Holandë, kishte aplikuar dhe në mesin e 100 mijë njerëzve është përzgjedhur të jetë njëri nga banorët e parë zyrtarë të planetit Mars.

Në një intervistë për RTK-Radio ai tregoi se tashmë ka dy pasaporta. Një të Nasa-s dhe atë të Holandës.

“Ideja e këtij konkursi ishte që të zgjidhen 100.000 banorë virtual të Marsit, nga 7.8 miliardë banorë sa i ka bota. Këta të përzgjedhur, tashmë janë edhe banorë zyrtarë të këtij planeti, ku në mesin e tyre jam edhe unë.

Pra nëse planeti Mars bëhet i banueshëm, ne si të përzgjedhur jemi të parët që kemi të drejtë të jetojmë atje’’, tha Nura.

May be a close-up of 1 person, hair, beard, outerwear and glasses

Benneti studion shkencat kompjuterike, njëkohësisht ndjek edhe kurse të IT-së. /Demokracia.com/

Të ngjashme