Lajme
Arban Abrashi tregon se kur do të mbahet Kuvendi Zgjedhor i LDK-së
Demokracia
15:35 | 16 Shkurt 2021

Share:

Anëtari i LDK-së, Arban Abrashi ka konfirmuar se mbajtja e Kuvendit Zgjedhor ku do të zgjedhet kryetari i ri i partisë, pritet të ndodhë gjatë javëve në vazhdim.

Abrashi në një konferencë për media pas mbledhjes së partisë me kryetarët e degëve, ka thënë se pritet të formohet një Komision që do të merret me kandidaturat për kryetarë të partisë, raporton Demokracia.com.

“Kuvendi Zgjedhor do të mbahet në javët në vijim. Është formu një Komision që do të mirret me kandidura aty do të dalin emrat për kandidat për kryetar të partisë. Ne do t’i presim këto organe. Nuk mundemi me caktu datë sot, por është çështje javësh.”, ka thënë ai.

Kujtojmë se kryetari i partisë, Isa Mustafa dje ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e tij në LDK.

Përveç Mustafës, është raportuar se e gjithë kryesia është në dorëheqje./Demokracia.com/

Të ngjashme