ShowBiz
Çfarë e lidh me të? Shkrimtari i madh botëror publikon foton e artistes shqiptare
Demokracia
12:23 | 13 Mars 2024

Share:

Khaled Hosseini ka ndarë me ndjekësit e tij një moment të veçantë që ka të bëjë me artisten shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa.

Në faqen e tij zyrtare në Facebook, Hosseini ka publikuar një fotografi ku Dua shihet duke mbajtur në duar një ekzemplar të romanit të tij të famshëm “Një mijë diej vezullues” (titulli origjinal “A Thousand Splendid Suns”).

Fotoja e Duas me romanin e Hosseinit është pjesë e një iniciative më të gjerë të së këngëtares, e cila ka zgjedhur “Një mijë diej vezullues” si librin e muajit për klubin e saj të leximit të Service 95 në shkurt. Autori përcolli këtë ndarje me një mbishkrim që thotë:

“Muajin e kaluar Dua Lipa zgjodhi ‘Një mijë diej vezullues’ si zgjedhjen e saj të librave të klubit të leximit të Service 95 për muajin shkurt. Vizitoni faqen e saj për më shumë, përfshirë një intervistë mes Khaled & Dua”, shkroi ai në mbishkrimin e fotografisë në Facebook.

Të ngjashme
ShowBiz • 27 Prill 2024