Arte
Çeku: Ekipi i “Zgjoit” po bën historinë
Demokracia
20:08 | 29 Dhjetor 2021

Share:

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka mirëpritur ekipin e filmit “Zgjoi”, film i cili ka gëzuar një sukses tejet të madh e së fundmi ka hyrë në listën e ngushtë për nominim nga “Oscars”.

Çeku ka thënë se institucionet e shtetit  janë duke i ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme në rrugëtimin e tyre.

“Ky është ekipi i filmit “Zgjoi” që po bën historinë drejt çmimit prestigjioz Oskar. Institucionet e shtetit janë duke e ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme në këtë rrugëtim të përbashkët”, ka shkruar Çeku në postimin e tij në Facebook.

Tutje ai ka thënë se ndihet i kënaqur për takimin që kanë zhvilluar dhe kohën që kanë kaluar bashkë dhe se artistët kosovarë po vazhdojnë të na përfaqësojnë dinjitetshëm e gjithashtu kinematografia e Kosovës është duke ecur në hap me botën.

“Kënaqësi e veçantë takimi i sotëm dhe koha që kaluam bashkë. Artistët tanë vazhdojnë të na përfaqësojnë dinjitetshëm. Kinematografia e Kosovës është duke ecur në hap me botën”, ka shkruar ai.

Të ngjashme