Lajme
“Jo mor, e vendos populli…” | Ali Ahmeti me përgjigje epike për VMRO-DPMNE dhe opozitën e Kurtit që planifikon t’ia vjedh BDI-së vendin në Qeveri
Demokracia
21:31 | 27 Prill 2024

Share:

“Në qoftë se gjithsecilit i kujtohet, o burra ne duam të jemi në qeveri, atëherë pse ne dalim në zgjedhje?! Po mirë, do të presim se kush do të fitojë, LSDM-ja apo VMRO-ja, dhe cili të na thërrasë, ne të rrimë tek shallteri e të presim, e të na thonë “t’i i mirë je, por Shabani s’më pëlqen se është pak si ters”. Jo mor vëlla, vendos populli! Edhe pala tjetër këtë do ta respektojë se nuk ka zgjidhje tjetër”.

Kjo është përgjigjja epike e kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetit, vetëm pak kohë pas disa zhvillimeve politike në Maqedoninë e Veriut, sipas të cilave, partia opozitare VRMO-DPMNE ka shprehur vullnetin që ta ftojë në Qeveri për bashkëqeverisje opozitën shqiptare, e cila aktualisht mbështetet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkruan Demokracia.com.

Me anë të kësaj deklarate, Ahmeti i ka dërguar përgjige edhe opozitës shqiptare, e cila ka shprehur hapur gatishmërinë që të shkojë në Qeveri me VMRO-DPMNE.

Ahmeti: Ne të rrimë tek shallteri? Jo mor vëlla, vendos populli!

#AliAhmeti: Ne të rrimë tek #shallteri? Jo mor vëlla, vendos populli!

Posted by TV21 Videos on Saturday, April 27, 2024

“A ju kujtohet Zoran Zaevi kur doli para katër vitesh: ‘BDI – opozitë’”, kujtoi Ahmeti. “Kështu thoshte”.

“Del VMRO-ja e Mickoski-t e thotë ‘do t’i marr të tjetër unë dhe BDI-ja do të shkojë në opozitë’. Nuk është Mickoski që vendosë se a shkon në opozitë BDI-ja, janë qytetarët”, vazhdoi më tej Ahmeti.

EDHE NËSE HUMBIN ZGJEDHJET, OPOZITA E MBËSHTETUR NGA KURTI BËHET GATI T’IA VJEDHË BDI-SË VENDIN NË QEVERI

“Do të ketë qeveri evropiane, do të ketë qeveri në të cilën tani më veç se është paralajmëruar se koalicioni VLEN do të jetë pjesë e saja. Në atë qeveri ne garantojmë rrugëtimin evropian të vendit dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve”.

Ky është paralajmërimi i rrezikshëm, i bërë më 26 prill, nga kryetari i partisë “Besa”, Bilall Kasamit, vetëm dy ditë pasi ai dhe koalicioni i partive opozitare shqiptare të cilit i takon, LEN – Lëvizja Evropiane për Ndryshim, pësuan debakël më 24 prill 2024 në zgjedhjet për President të Maqedonisë së Veriut, shkruan Demokracia.com.

Një pretendim i tillë i Kasamit, nuk është aspak korrekt derisa nuk dihet rezultati i zgjedhjeve parlamentare, të cilat do të mbahen më 8 maj dhe sidomos pas rezultatit humbës të së mërkurës, ku kandidati i opozitës shqiptare për president, Arben Taravari, humbi thellë në krahasim me kandidatin tjetër shqiptar, Bujar Osmanin e “Frontit Evropian” të udhëequr nga Bashkimi Demokratik i Ali Ahmetit.

Për më tepër, paralajmërimi i Kasamit se koalicioni opozitar LEN do të bëhet pjesë e Qeverisë, e cila do të formohet nga partia aktuale opozitare, VRMO-DPMNE, është grabitje e të drejtës që i takon partisë më të mbështetur nga votuesit shqiptar.

Të gjitha sondazhet, përfshirë edhe rezultati i zgjedhjeve presidenciale (24 prill 2024), flasin se Bashkimi Demokratik për Integrim i Ali Ahmetit dhe koalicioni i tij “Fronti Evropian” do të dalin fitues në kampin shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Përveç kësaj, taktika e opozitës shqiptare, VLEN, nëse nuk do të përfillte rezultatin zgjedhor, do të ishte në kundërshtim të plotë me vullnetin e shumicës së votuesve shqiptarë.

PARTIA PRO-RUSE DHE E AFËRT ME VUÇIQIN, VMRO-DPMNE, FAVORIZON KOALICION ME OPOZITËN E DOBËT SHIPTARE

Nuk është më sekret se partia e ish-kryeministrit që u arratis në Hungari, Nikola Gruevski, VMRO-DPMNE është e lidhur fort me Rusinë.

Gjatë opozitarizmit të saj, derisa në Qeveri ishte partia pro-europiane, LSDM e Zoran Zaevit dhe bashkëqeveriste me BDI-në e Ali Ahmetit, është munduar që të dëmtojë pozicionin e qeverisë. Gjatë kësaj kohe, është përhapur propagandë e madhe pro-ruse dhe nacional-shoviniste, gjë që ka ndikuar në rritjen e mbështetjes së saj popullore, e cila u reflektua edhe në garën presidenciale të 24 prillit.

Kryetari i partisë nacionaliste maqedonase VMRO-DPMNE, Hristjan Mickoski, ka thënë se pas publikimit të rezultateve për zgjedhjet presidenciale, ka kontaktuar me opozitën shqiptare, përkatësisht me kandidatin e VLEN-it për president të Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari, e ka uruar atë për rezultatin, ndonëse ka humbur ndaj Bujar Osmanit, dhe për qeveri të ardhshme të përbashkët me opozitën shqiptare.

“Para se të drejtohem para jush, u dëgjova me opozitën shqiptare, me Arben Taravarin, e urova për rezultatin dhe i dëshirova zgjedhje parlamentare të suksesshme dhe Qeveri të ardhshme në Maqedoni”, tha Mickoski në një konferencë për media teksa shpalli fitoren e kandidates së VMRO-DPMNE-së për presidente të Maqedonisë së Veriut.

Lexo më shumë:

Politikani anti-shqiptar, lideri i VMRO-DPMNE Mickoski: U dëgjova me Taravarin, i urova qeveri të ardhshme

Sipas rezultateve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, nëse shqiptarët do të prezantoheshin me një kandidat të vetëm në këtë garë për zgjedhjet presidenciale, atëherë është e sigurtë se për herë të parë në historinë politike të Maqedonisë së Veriut shqiptarët do të siguronin raundin e dytë të zgjedhjeve, por ky bashkim ishte i pamundur për shkak ndarjes së spektrit politik shqoptar në dy tabore të mëdha politike.

Ndarjes së madhe të shqiptarëve në dy formacione politike i ka shërbyer kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili në mënyrë të paprecedent ka ndërhyrë në procesin zgjedhor të vendit fqinj. / Demokracia.com /

Lexo më shumë:

Përçarësi ka emrin: Albin Kurti | Nëse shqiptarët do të bashkonin votën – do ta siguronin balotazhin për President të Maqedonisë së Veriut

Të ngjashme