Sport
Caktohen gjyqtarët për ndeshjen mes Çekisë dhe Shqipërisë
Demokracia
20:26 | 04 Shtator 2023

Share:

Shqipëria do të jetë mysafir i Çekisë në ‘Fortuna Arena’ të Pragës mbrëmjen e 7 shtatorit me synimin për t’iu afruar edhe më shumë objektivit për një vend në Euro 2024, teksa rëndësinë e takimit e ka të qartë edhe UEFA.

Qeveria evropiane e futbollit ia ka besuar arbitrimin e ndeshjes anglezit Anthony Tailor, i cili konsiderohet edhe si gjyqtari më i zotë në Ligën Premier.

Së fundi Tailor ka arbitruar finalen e Ligës së Evropës mes Romës dhe Sevillës, ku u kritikua jo pak nga Joe Mourinho dhe mediat italiane, për disa vendime të dyshimta.

Edhe në Angli ka disa tifozeri që janë polemike ndaj Tailor, që gjithsesi mbetet një emër i respektuar i arbitrimit dhe do të duhet të vendosë drejtësi në transfertën e kuqezinjve ndaj Çekisë.

Ndihmës të tij do jenë anglezët Gary Besuick, Lee Bets dhe Craig Pauson.

Republika Çeke-Shqipëri do të zhvillohet në orën 20:45 të 7 shtatorit dhe do të transmetohet në SuperSport, Falas për të gjithë ata që kanë një abonim familjar aktiv. /ss/

Të ngjashme