Lajme
Bytyqi: Qeveria e së majtës u zgjua në krahë të majtë, por veç e majtë nuk është
Demokracia
15:49 | 25 Gusht 2022

Share:

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi ka reaguar lidhur me kërkesën e Qeverisë për t’i pezulluar nga paga të gjithë punëtorët që i janë bashkuar grevës.

Përmes, një postimi në profilin e saj në Facebok, Bytyqi ka shkruar se kjo Qeveri nuk është e majtë.

Ajo, ka thënë se fytyra e vërtetë e qeverisë Kurti është kjo që e shihni sot, dhe “fatkeqësisht keni për ta parë edhe secilën ditë tjetër”.

Postimi i saj i plotë:

Qeveria e së majtës, siç thotë populli, u zgju në krahë të majtë, ama veç e majtë s’është.

Ky pushtet që sot po i kërcënon grevistët, që ushtrojnë një të drejtë ligjore, nesër mendësia e tyre shkon dhe më larg. Dhe kjo është e frikshme. Kjo nuk është demokracia!

Të dashur qytetarë,

Fytyra e vërtetë e qeverisë Kurti është kjo që e shihni sot, dhe fatkeqësisht keni për ta parë edhe secilën ditë tjetër. Sepse demagogjia e tij, më nuk do të kryej punë!

Të ngjashme