Sport
Busquets e konfirmon hapur transferimin e parë të Barcelonës në verë
Demokracia
11:14 | 31 Mars 2022

Share:

Ylli i Barcelonës, Sergio Busquets konfirmon se Franck Kessié do të transferohet në Camp Nou në afatin kalimtar të janarit.

Reprezentuesi spanjoll foli për RAC1, duke konfirmuar se mesfushori i Bregut të Fildishtë do të transferohet në klub në fund të sezonit aktual, përcjell Demokracia.com.

“Ai duhet të përshtatet me trajnerin, i cili me siguri e ka parë dhe ka nënshkruar me të”, pranoi spanjolli.

“Jam i lumtur që kam një ekip më të fortë dhe që njerëzit duan të vijnë këtu. E kam parë duke luajtur. Ai është fizikisht i fortë, nuk humb shumë topa, e mban topin mirë. Jam i sigurt se do të bëjë mirë dhe do të na ndihmojë”.

Kessié refuzoi të angazhohej për të ardhmen e tij në Milan dhe nënshkroi një marrëveshje katërvjeçare me Barcelonën.

Ai tashmë i ka kaluar testet mjekësore me gjigantët e La Ligës.

25-vjeçari iu bashkua Milanit në një marrëveshje prej 24 milionë eurosh nga Atalanta në vitin 2019./Demokracia.com/

Të ngjashme