ShowBiz
Blero nis pushimet në Spanjë me të dashurën e tij të re
Demokracia
17:20 | 25 Dhjetor 2023

Share:

Blero Muharremi u largua me vetëdëshirë pak javë më parë nga Big Brother VIP Kosova 2.

Artisti i njohur tha se dëshiron të kujdeset më shumë për shëndetin mendor dhe se për të nuk është më e rëndësishme gara.

Teksa pas daljes, këngëtari u nis menjëherë jashtë vendit për të takuar partneren e tij të re.

Foto: Screenshot/Instagram

Çifti duket se ka nisur pushimet dhe si destinacion ka zgjedhur Spanjën.

Kështu të paktën ka bërë të ditur Blero me anë të një postimi të shpërndarë në InstaStory.

Foto: Screenshot/Instagram

“Drejt Spanjës me dashurinë time”, ka shkruar ai.

Mes tjerash, i njëjti akoma nuk e ka zbuluar identitetin e partneres së tij, duke e lënë akoma misterioze.

Edhe në BBVK, ai e ka përmendur disa herë teksa theksoi se ia ka ndryshuar edhe jetën.

Të ngjashme
ShowBiz • 29 Prill 2024