Lajme
Kulla: Qeverisja e ardhshme WMRO-VLEN, do të kemi defaktorizim të faktorit shqiptarë
Demokracia
22:59 | 29 Prill 2024

Share:

Maqedonia Veriore më 8 maj do të mbajë zgjedhjet parlamentare dhe ato të raundit të dytë presidenciale.

E pas këtyre zgjedhjeve, vendin fqinjë sipas Ilir Kullës, eksperti i Politikave të Sigurisë dhe Gjeopolitikës, do ta drejtojë WMRO dhe opozita shqiptare VLEN.

Kulla ka vlerësuar se do të ketë ulje të ndikimit të shqiptarëve .

“Sigurisht se do të kemi një qeveri WMRO-VLEN, por do të kemi një defaktorzim të faktorit shqiptarë dhe do të kemi fillimin e përplasjeve brenda VLEN”, ka thënë Kulla në emisionin “Matrix” në Tëvë 1.
Kandidati i opozitës shqiptare, Arben Taravari në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale mori 9.57, për qind dhe u radhit i katërti, me një diferencë 40 mijë vota nga kandidati tjetër shqiptar, Bujar Osmani, që doli i treti në garë më 13.59 për qind.

E sipas Kullës, Taravari ka dështuar të tregojë liderishp dhe duhet të reflektojë.

“Mendoj se duhet të reflektojë, sepse numri i votave tani është më pak se në 2020, dhe unë mendoj se ai duhet të reflektojë. Ai është kryetar komune, koalicioni ndoshta mund të funksionojë dhe mendoj që është e pamundur që lideri i këtij koalicioni në të ardhmen të jetë Taravari. Nuk ishte i aftë t’i merret votat në qytetit e vet të lindjes, atje ku është kryetar”.

Sipas tij, problemi më i madh i opozitës shqiptare në Maqedoni Veriore është mungesa e lidershipit.

Madje ai thotë se nëse opozita do të futej në qeverisje do të kishte problemet me emrat që do të fuste në qeveri.

Kulla vlerëson se nëse opozita do të merrte drejtimin e Kuvendit, nuk do të kishte një figurë siç është Talat Xhaferi, që sipas tij, është figurë e pakontestueshme edhe nga maqedonasit.

Të ngjashme