Lajme
Gazetari shkon në emergjencë në gjendje të rënduar në ora 3 të mëngjesit, s’i jepet ndihmë mjekësore
Demokracia
22:55 | 29 Prill 2024

Share:

Problemet e qytetarëve të Kosovës me infermierët e mjekët në Qendrat e Mjekësive Familjare, nuk janë shumë të rralla.

Me një problem të tillë është ballafaquar edhe gazetari Enis Veliu, i cili problemin e tij e ka ndarë përmes një postimi në Facebook.

Gazetari Veliu ka thënë se për disa probleme shëndetësore i është dashur të kërkoj ndihmë në Klinikën Emergjente në Prishtinë të hënën rreth orës 02:30 të mëngjesit.

Ai ka thënë se një nga infermieret aty, ka refuzuar të kujdeset për të pasi që i njëjti nuk ka pas udhëzim nga mjeku familjar, shkak i të cilës gazetari ka përfunduar jashtë Klinikës Emergjente pa trajtim për të vazhduar kontrollet në spitale private.

“Ne gjendje te renduar dola pa trajtim fare nga Klinika Emergjente ne Prishtine ne oren 3 te mengjesit. Mos trajtimi i te semureve pa udhezim nga mjeku si duket eshte reforma vetme e bere ne shendetine publike gjate tre viteve te fundit. Me shku ne 3 te mengjesit ne QKUK po besoj se askush nuk shkon per qejfi, ama mos me trajtu pacientin ne ate kohe dhe ate gjendje askund nuk gjen. Ne raste si kjo natyrisht se opsioni vetem eshte sektori privat ku une sot morra trajtimin”, ka shkruar gazetari Enis Veliu.

Postimi i plotë:

Të ngjashme