Lajme
“Vetëvendosje është organizata që prodhon më së shumti fake news”
Demokracia
22:53 | 29 Prill 2024

Share:

Kohëve të fundit janë shtuar zërat se Serbia mund ta sulmoj ushtarakisht Kosovën.

Këtyre zërave i ka dhënë ‘flakë’ një deklaratë që zëvendëskryeministri Besnik Bislimi për një media ukrainase ku ka thënë se Kosova duhet të jetë e gatshme për luftë me Serbinë.

Mirëpo gjatë ditës ka reaguar Bislimi i cili ka thënë se deklarata e tij është keqcituar.

Gazetari Adrian Çollaku ka qenë kritik ndaj deklaratës së zëvendëskryeministrit Bislimi dhënë për një media ukrainase.

Sipas tij, nuk do të ketë luftë në Kosovë.

Në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10, Çollaku ka kritikuar edhe Lëvizjen vetëvendosur për prodhimin ‘fake news’.

“Vetëvendosje është organizata që prodhon më së shumti ‘fake news’”.

Të ngjashme