Lajme
“Bijat e LVV-së” që punojnë si mësuese të vetme kundër grevës
Demokracia
21:49 | 06 Shtator 2022

Share:

Dy mësuese të shkollës fillore “Nazim Hikmet” në fshatin Miresh të Gjilanit nuk i janë bashkuar grevës së mijëra kolegëve të tyre.

Arta dhe Teuta Selishta që janë edhe motra ndërmjet vete, e kanë shpërfillur grevën e nisur nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Se këto dy mësuese kanë filluar mësimin, ka njoftuar edhe kryetari i Gjilanit nga Vetëvendosje, Alban Hyseni, shkruan Demokracia.com.

“Sot vizitova Shkollën “Nazim Hikmet” në fshatin Miresh dhe nga afër u njoftova me zhvillimin e procesit mësimor. Janë mësueset që po kujdesen që të vegjëlve mos t’u mungojë shkolla. Këto mësimdhënëse me punën e tyre përçojnë mesazhin për ndërgjegjësim tek secili që sot pengon mbarëvajtjen e mësimit. Mësimi duhet të filloj, për ata që janë e tashmja dhe ardhmja jonë.”, ka shkruar Hyseni.

Por, Demokracia.com ka mësuar se edhe këto dy motra janë mbështetëse të flakta të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje të kryeministrit Albin Kurti, i cili nuk ka lënë mjet pa përdorur për t’i shtypur grevistët.

Ato në rrjetet sociale shihet se e mbështesin kryeministrin Kurti.

Këto postime të bëra nga motrat Selishta tregojnë dashurinë dhe mbështetjen që ato i japin Vetëvendosjes dhe Kurtit.

Kurti si formë presioni e shtypjeje nuk ua ekzekutoi me kohë pagat mësimdhënësve.

Përkundër kësaj, SBASHK nuk u dorëzua dhe shënuan fitoren e parë ndaj Kurtit, i cili u detyrua t’i ekzekutojë pagat e tyre.

Për t’u dukur se greva është me përçarje, Albin Kurti ka përdorur edhe mësimdhënës të tjerë të cilët janë mbështetës të tij.

Mësuesja militante e LVV-së që e fyeu Jasharajn dyshohet se është veterane e rrejshme e UÇK-së

LEXO EDHE: 

Motrat mësimdhënëse nga Gjilani nuk e përfillin grevën, i hapin dyert e shkollës për nxënësit e tyre

Mësimdhënësit kosovarë nga data 25 gusht kanë hyrë në grevë. Mësimi nuk ka filluar në pothuajse të gjitha shkollat e Kosovës.

Ata po kërkojnë nga Qeveria që t’ua ndajë nga 100 euro për ta përballuar rritjen e çmimeve deri në miratimin e Ligjit të Pagave. Por, kryeministri Kurti nuk po dëshiron të dialogojë me ta.

Ai madje ka thënë se sistemi arsimor i Kosovës po prodhon analfabetë funksionalë.

Në krizën e grevës është përfshirë edhe presidentja Vjosa Osmani, por ndonëse i takoi sindikalistët, ajo prapëseprapë ajo filloi të sillet si zëdhënëse e Kurtit, ngaqë nuk ofroi zgjidhje, por vetëm përsëriti kërkesën që të fillojë mësimi. /Demokracia.com/ 

 

Të ngjashme