Lajme
Mësuesja militante e LVV-së që e fyeu Jasharajn dyshohet se është veterane e rrejshme e UÇK-së
Demokracia
20:23 | 05 Shtator 2022

Share:

Ish-bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit, Avni Ajeti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se mësimdhënësja Refiqe Hamiti, e cila posedon librezën e veteranit të luftës, nuk ka qenë ushtare e UÇK-së.

Sipas Ajetit, Hamiti është “veterane e rrejshme”. Ai po ashtu ka thënë se ka siguruar edhe shumë libreza të keqpërdoruesve në emrin e UÇK-së.

Sipas librezës që posedon Hamiti, thuhet se ajo ka qenë pjesë e Zonës Operative të Llapit, Brigada 151 Zahir Pajazit.

Ajeti ka qenë bashkëluftëtar i Zahir Pajazitit në këtë zonë.

Hamiti është edhe pjesë e strukturave të Vetëvendosjes.

Kjo dëshmohet nga një postim i VV’së në Mati 1 kur kjo parti kishte zgjedhur kryesinë e re në atë pikë. Hamiti shihet duke votuar.

Postimi i plotë i Ajetit në Facebook:

Shume mbete me dite ku ka qen kjo ushtare e UÇK se , kushe e ka ba veterane , dhe ne vazhdime do ti publikoj edhe disa tjera ndoshta edhe me 1mi copa pasi i kam siguru edhe shume librezq te keqëperdoruesve ne emrin e UÇK se. /Demokracia.com/ 

LEXO EDHE:

“Albin Kurti, zemra e Kosovës”, mësuesja e ashpër me Jasharajn është mbështetëse e flaktë e kryeministrit

Të ngjashme