Sport
Batatina e Krasniqi optimistë: Llapi do të kalojë në gjysmëfinale
Demokracia
15:54 | 15 Mars 2022

Share:

Një ditë para ndeshjes së vlefshme për Çerekfinalen e Kupës së Kosovës, Llapi mbajti konferencë për media, ku u diskutua për përgatitjet dhe synimet e klubit për ndeshjen ndaj Gjilanit.

Në konferencë folën kryetrajneri, Tahir Batatina dhe futbollisti, Ilir Krasniqi.

“Përshtypjet e para janë pozitive. Kemi punuar mjaft shumë gjatë këtyre dy ditëve sa kishim kohë për t’u përgatitur dhe mendoj që ekipi është maksimalisht i përgatitur, i përqendruar dhe i vendosur drejt realizimit të objektivit, pra kalimit tutje në gjysmëfinale”

Krasniqi: “Gjilani ka një skuadër të mirë por ne jemi përgatitur maksimalisht. Fokusi ynë është vetëm kalimi tutje në gjysmëfinale dhe mendoj se si grup do ta japim maksimumin për të kaluar tutje”, ka thënë Batatina.

I bindur në rezultat pozitiv është shprehur edhe futbollisti Ilir Krasniqi.

“Mendoj që fusha jonë është mjaft e mire dhe me përkrahjen e tifozëve do ia dalim. Kam përkrahjen maksimale nga trajneri dhe shpresoj se nuk do ta zhgënjej. Shpresoj të vazhdoj me formën e mirë si timen po ashtu edhe me ekipin dhe besoj në rezultat pozitiv”, ka thënë Krasniqi.

Ndeshja Llapi – Gjilani luhet nesër nga ora 13:00. /Demokracia.com

Të ngjashme