Lajme
Bashkëshortja e frizerit ku “teletiset” Albulena Haxhiu largohet nga puna në Ministrinë e Drejtësisë
Demokracia
17:10 | 03 Mars 2023

Share:

Në janar të këtij viti, ministrja Albulena Haxhiu e kishte rehatuar me punë bashkëshorten e frizerit të saj Armend Gashi, Brikena Kelmendi-Gashin, në Ministrinë e Drejtësisë.

Brikena Kelmendi – Gashi, bashkëshortja e frizerit ku vazhdimisht “teletiset” ministrja Albulena Haxhiu, muaj më parë ishte punësuar në një pozitë të lartë në Ministrinë e Drejtësisë.

Megjithatë, pak javë pas raportimit të Demokracia.com lidhur me punësimin e saj nga ministrja Haxhiu, Kelmendi-Gashi është larguar nga puna në Ministrinë e Drejtësisë.

Largimin e ka konfirmuar edhe vetë Zyra për Komunikim me Publikun e Ministrisë së Drejtësisë.

“Znj. Kelmendi – Gashi, ka dhënë dorëheqje për shkak të gjendjes shëndetësore të vajzës së saj”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë se Drejtësisë për Demokracia.com.

Në vendimin e Haxhiut të protokolluar më 16 janar 2023 thuhej se Brikena Kelmendi – Gashi do të nisë punën në Divizionin për Koordinimin e Procesit për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencial në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara. /Demokracia.com/

LEXONI EDHE:

EKSKLUZIVE| Albulena Haxhiu i bën favor frizerit të saj, ia punëson gruan në Ministrinë e Drejtësisë (Dokument)

Ministria e Albulena Haxhiut e konfirmon punësimin e gruas së frizerit që i “qeth” në Vetëvendosje

Të ngjashme