Lajme
Në masakrën e Studimes u vranë 37 anëtarë të familjes së bashkëshortes së ish-presidentit Thaçi
Demokracia
17:14 | 02 Maj 2024

Share:

Sot është shënuar 25 vjetori i masakrës së Studimes së Vushtrrrisë, ku më 2 maj 1999, forcat serbe i kishin pushkatuar 116 civilë shqiptarë.

Në mesin e të vrarëve ishin edhe 37 anëtarë të familjes së bashkëshortes së ish-presidentit Hashim Thaçi, Lumnije Gërxhaliu-Thaçi.

Ish-zonja e parë e shtetit, Lumnije Thaçi, është pjesëtare e familjes Gërxhaliu, e cila humbi shumë anëtarë në luftën e fundit të Kosovës në vitin 1999, por që pakkush ka njohuri për këtë.

Në masakrat e vitit 99-në, në fshatin Studime të Poshtme të Vushtrrisë, në tre sulmet serbe u vranë dhe u ekzekutuan pleq, gra dhe fëmijë.

Vetëm nga familja Gërxhaliu të cilës i takon Lumnije Thaçi, u ekzekutuan 37 anëtarë.

Në këtë masakër, Lumnije Thaçi humbi: 1. Haki Gërxhaliu, vëllau 2. Xhevdet Gërxhaliu, djali i vëllaut 3. Shaban Gërxhaliu, axha 4. Kadri Gërxhaliu, djali i axhës 5. Sejdi Gërxhaliu, djali i axhës 6. Nuhi Gërxhaliu, djali i axhës 7. Fahri Gërxhaliu, djali i axhës 8. Nexhip Gërxhaliu, djali i axhës 9. Abdyl Gërxhaliu, djali i axhës dhe shumë farefis të tjerë, duke përfshirë edhe Selatin dhe Xhemail Gërxhaliu me familje.

Të ngjashme