Lajme
Kryeministri ofron të dhëna gjysmake | Kurti publikon video duke u regjistruar, por nuk tregon nëse i regjistroi edhe gruan e vajzën
Demokracia
16:58 | 02 Maj 2024

Share:

Kryeministri Albin Kurti ka ofruar të dhëna gjysmake, nuk ka  treguar nëse i regjistroi edhe gruan e vajzën.

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u regjistrua në kuadër të procesit të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.

Kurti e ka quajtur këtë proces të lehtë, të thjeshtë dhe të shpejtë, dhe të rëndësishëm saqë vendimtar për dekadën e ardhshme të politikave të shtetit dhe progresit shoqëror.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të regjistrohen.

“Unë u regjistrova. Ishte një proces i lehtë e i thjeshtë, si dhe i shpejtë që zgjati më pak se dhjetë minuta. Është aq i rëndësishëm ky regjistrim i popullsisë saqë vendimtar për dhjetë vjeçarin e ardhshëm të politikave tona si shtet e të progresit tonë si shoqëri. Andaj regjistrohuni edhe ju për të planifikuar të ardhmen!”, ka shkruar Kurti.

Procesi i regjistrimit ka filluar me 5 prill dhe vazhdon deri më 17 maj.

Të ngjashme