Sport
Bashkëlojtarët mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit Erion Kajtazit, lojtarit që vdiq nga sulmi në zemër
Demokracia
14:45 | 04 Dhjetor 2022

Share:

Sot, në Zasellë të Mitrovicës, i jepet lamtumira e fundit Erion Kajtazit, futbollistit të Kosovës U17 dhe Trepçës ’89 që humbi jetën pas sulmit në zemër të shtunën.

Përveç familjarëve, në ceremoninë e varrimit po marrin pjesë edhe bashkëlojtarët e Kajtazit.

Lajmin për vdekjen e hershme të Erionit ka tronditur gjithë qytetin e Mitrovicës.

Kajtazi cilësohej si një nga lojëtarët me premisat më të mëdha për të depërtuar në futbollin evropian./Demokracia.com/

Të ngjashme