Lajme
Banesë, depo, parking e para të gatshme | Kjo është pasuria e Glauk Konjufcës
Demokracia
19:39 | 05 Maj 2023

Share:

Agjencia kundër Korrupsionit ka nisur me publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2023.

Në mesin e zyrtarëve që kanë deklaruar pasurinë e tyre është edhe kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili në pronësi të tij ka të deklaruar një banesë, një depo dhe një parking, që së bashku kapin vlerën e 67 mijë e 293 euro dhe sipas deklarimit janë blerë me kredi dhe kursime.

Ndërkohë në deklaratë duket edhe pasuria e deklaruar në emër të prindërve të Konjufcës, ku figurojnë dy banesa, një shtëpi dhe tri toka.

Ndër të tjera, në deklaratë bëhet e ditur edhe se Konjufca ka një detyrim financiar në një bankë prej 36 mijë e 595 euro nga një kredi e marrë në vitin 2019 në vlerë prej 61 mijë e 424 euro.

Si vlerë e parave të gatshme që posedon, Konjufca ka deklaruar 6 mijë e 6 euro.

Nga të hyrat vjetore përmes pagës, Konjufca përfiton rreth 34 mijë euro, ndërsa nga meditjet për udhëtime jashtë vendit ka të deklaruara 652 euro.

Të ngjashme