Arte
Avdullah Hoti për suksesin e filmit Zgjoi: Kështu promovohet e nderohet shteti
Demokracia
16:35 | 03 Shkurt 2021

Share:

Suksesi i madh i filmit “Zgjoi” në festivalin “Sundance” është një prej sukseseve të mëdha të vendit të tonë, që la pak njerëz të paprekur nga një ndjenjë e madhe e krenarisë, transmeton Demokracia.

Që nga komuniteti artistik, ekipa e filmit, qytetarët e thjeshtë, e deri te ambasadori britanik, të gjithë festuan suksesin.

Tani edhe Avdullah Hoti, ka shkruar në llogarinë e tij në mediat sociale, për rëndësine e këtij suksesi.

“Kështu promovohet e nderohet shteti”, ka nisur deklaratën e tij, Hoti.

3 çmime për filmin “Zgjoi” në “Sundance Film Festival”, ka vazhduar ai.“Edhe njëherë Kosova në vëmendjen e opinionit ndërkombëtar!”

Hoti ka folur edhe për rëndësinë e historisë së filmit, i cili përcjell një ngjarje të vërtetë, më gjegjësisht, tregimin e Fahrijës, “një gruaje guximtare nga Krusha, që tashmë do të jetë e njohur edhe përtej Kosovës”.

“Kultura, arti e sporti po na bëjnë  krenarë prandaj duhet të investojmë më shumë në këto fusha. Urime për regjisoren Blerta Basholli, aktoren kryesore Yllka Gashi dhe gjithë ekipin e këtij filmi!”, ka përfunduar ai./Demokracia.com

Të ngjashme