Sport
Atalanta dhe Juventus luajnë për një vend në Ligën e Kampionëve, formacionet zyrtare
Demokracia
11:43 | 07 Maj 2023

Share:

Atalanta është nikoqir i Juventusit në kuadër të xhiros së 34-të në elitën e futbollit italian Serie A.

Dy skuadrat janë duke kaluar nëpër një moment shumë të mirë dhe duan të jenë në fund në një pozitë që i dërgon ata në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Aktualisht bergamaskët ndodhen në vendin e gjashtë me 58 pikë, pesë më pak se Juventusi që mbanë vendin e tretë në tabelë.

Vendasit duan fitore pasi vetëm në këtë mënyrë do të mbeten ende në lojë për top katërsh, derisa bardhezinjtë do të kënaqeshin në këtë duel edhe me një barazim pasi do të kalonin në pozitën e dytë në tabelë.

Formacionet zyrtare:

Atalanta: Sportiello; Toloi, Gjimshiti, Scalvini; Zappacosta, De Roon, Ederson, Maehle; Pasalic, Koopmeiners; Duvan Zapata

Juventus: Szczesny, Danilo, Rugani, Alex Sandro, Cuadrado, Fagioli, Locatelli, Rabiot, Iling Jr, Di Maria, Milik.

Të ngjashme