Sport
Atalanta dhe Interi luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare
Demokracia
12:07 | 13 Nëntor 2022

Share:

Do të zhvillohet një ndeshje jashtëzakonisht interesante në Bergamo, atu ku do të ballafaqohen Atalanta dhe In\teri në kuadër të xhiros së 15 në Serie-A.

Këto dy skuadra kanë pikë të barabarta, nga 27, teksa ndaj pozitat pesë dhe gjashtë në renditjen tabelare.

Interi ka katër fitore dhe një humbje në pesë ndeshje e fundit, derisa Atalanta ka shijuar tre humbje dhe dy fitore në po aq ballafaqime.

Ndeshja starton nga ora 12:30 dhe këto janë formacionet zyrtare:

ATALANTA (3-4-1-2): Musso; Toloi, Demiral, Scalvini; Hateboer, Ederson, Koopmeiners, Maehle; Pasalic; Lookman, Zapata

INTER (3-5-2): Onana; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martinez, Dzeko./KP

Të ngjashme