Arte
Art House bëhet gati për edicionin e katërt të “Ekranit i artit’
Demokracia
17:33 | 02 Shtator 2021

Share:

Art House ka organizuar për herë të katërt me radhë programin me përzgjedhje filmike “Ekrani i Artit” ku bëhen bashkë filmat dokumentar për artin, video arti dhe filmat eksperimental.

Kjo ngjarje ka nisur si bashkëpunim me festivalin “Lo schermo dell’arte”, ky edicion sjell një përzgjedhje nga festivalet e filmit si: Oberhausen International Short Film Festival, In Betëeen Art Film, Protocinema dhe punime në videoart të artistëve shqiptarë.

Ceremonia e hapjes do të mbahet në teatrin “Migjeni” të Shkodrës, ndërsa në vijim programi filmik do të jepet në oborret e improvizuara të Familjes Hoxha dhe Familjes së Dr.Shirokës.

Të ftuar të këtij edicioni do të jenë balerini Ernald Matoshi i cili do të performojë në natën e hapjes dhe atë përmbyllëse në Teatrin “Migjeni”; Alessandra Galletta, regjisorja e filmit mbi artistin Ettore Spalletti si dhe Cristina Cobianchi që do të bëjë prezantimin e projektit “All Boom Arte”, një botim mbi komunitetin e artistëve të rinj të skenës së artit bashkëkohor.

Të ngjashme