Sport
Arsim Kabashi reagon pas suksesit të madh të Ballkanit
Demokracia
22:59 | 11 Gusht 2022

Share:

Ballkani është në Play-Offin e Conference League atje ku deri tash nuk ka arritur asnjë skuadër kosovare, shkruan Demokracia.com.

Ballkani e ka eliminuar skuadrën nga Ishujt Faroe, Klaksvik pas një trilleri të vërtet, ku penalltitë u përcaktuan fituesin.

Pas 90 minutave të rregullt ndeshja u mbyll me fitoren e vendasve 2:1 duke e quar ndeshjen në vazhdime pasi takimin e parë e kishte fituar Ballkani.

Pas vazhdimeve dy herë nga 15 minutave nuk kishte fitues çka duhet penalltitë të përcaktojnë fituesin, aty ku Ballkani festoi.

Në Play – Off, Ballkani do të ndeshet me Shkupin.

Pas ndeshjes i lumtur është dukur presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi që ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar se “Ne jemi kampion”. /Demokracia.com

Të ngjashme