ShowBiz
Arbana mungoi në festën e TCH, Ledioni hedh dyshime për rikthim
Demokracia
12:07 | 22 Dhjetor 2023

Share:

Mbrëmjen e djeshme stafi i Top Channel, festoi festën e fundvitit. Sara si rrallë herë postoi foto me Ledionin në rrjetet sociale, por çfarë ra më shumë në sy ishte një video e Sarës, e cila hodhi një thumb dhe shkruan:

Na falni, kemi që në 2016-ën pa dalë.

Kujtojmë që verën e 2015 Ledioni ka moderuar “BB8” dhe pas asaj periudhe ai është ‘zhdukur’ nga mediat dhe daljet e tij publike kanë qenë të rralla.

Ajo që ra në sy gjatë festës, ishte mungesa e Arbanës, e cila festoi mbrëmë me stafin e saj.

Së fundmi është përfolur që këtë vit “BBV3” do ta moderojë ai dhe jo Arbana Osmani. Arbana apo Ledioni nuk kanë bërë ndonjë njoftim zyrtar sesi qëndron e vërteta.

Të ngjashme