ShowBiz
Kader Kicaj takohet me nënën e saj, publikon foto me të në Instagram
Demokracia
20:00 | 28 Prill 2024

Share:

Kader Kicaj pati përlotur të gjithë me historinë e saj tejet emocionuese dhe prekëse.

Ajo gjatë kohës sa ishte brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, kishte treguar se nëna e saj e kishte braktisur kur ajo ishte dymuajshe, derisa motra e saj kishte qenë një vit e një muaj.

Gjatë asaj kohe, babai i saj jetonte jashtë vendit, derisa arsyen për ndarjen e prindërve nuk e kishte kuptuar kurrë.

Foto: Kader Kicaj / Instagram

Siç potencoi Kaderi, për të dhe motrën në fillim ishin kujdesur gjyshja, gjyshja dhe xhaxhai i saj. Pas vdekjes së gjyshit, modelja nga Prizreni tha se babai i saj ishte martuar me një grua tjetër.

Pas ardhjes së njerkës në jetën e tyre, ajo tha se gjërat ndryshuan për të dhe motrën por jo për mirë.

Tani, pas përfundimit të formatit Kaderi siç duket ka pasur një takim me nënën e saj, për të cilin ajo e bëri të ditur në Instagram.

Ajo pozoi në një fotografi bashkë me të ëmën dhe kjo është hera e parë që e prezanton para publikut pas përfundimit të spektaklit.

Të ngjashme