ShowBiz
Prerja bob është kaq në modë sa as Demi Lovato nuk i rezistoi dot
Demokracia
09:15 | 29 Prill 2024

Share:

Duket se edhe ajo iu bashkua trendit të famshëm flokëve bob këtë sezon. Pas yjeve si Gigi Hadid, Hailey Bieber, Sydney Sweeney apo Jennifer Aniston, këngëtarja e “Heart Attack” vendosi t’i befasojë të gjithë me super ndryshimin e flokëve.

Dhe për këtë mjaftoi një foto e postuar në Instagram që Demi Lovato të konfirmojë trendin e modelit bob të shkurtër dhe një ngjyrë në çokollatë të ngrohtë, tipike për temperaturat e pranverës dhe prag verës.

Prerja bob është kaq në modë sa as Demi Lovato nuk i

FOTO: INSTAGRAM/DEMI LOVATO

Për shumë vite, artistja ka qenë e palëkundur në zgjedhjen e saj për flokë të gjatë dhe të zinj, me të cilët “luante” shpesh me modelet, njëherë të kapura e herë të tjera me ndarje në mes. Por, me ndryshimin stinor, artistja është shtyrë për të bërë një ndryshim të mirëpritur, nga e zeza në tonet e kafesë së ngrohtë në karamel te prerja në versionin bob.

Prerja bob është kaq në modë sa as Demi Lovato nuk i

FOTO: INSTAGRAM/DEMI LOVATO

Me siguri, që për t’u frymëzuar mund të ketë marrë modelet e artisteve të tjera që i janë bashkuar trendit bob të theksuar, që duket se do të jetë tendenca e këtij sezoni.

Të ngjashme