Lajme
Dyshohet se nën ndikimin e alkoolit rrahu gruan, ndalohet nga policia
Demokracia
11:32 | 29 Prill 2024

Share:

Policia e Kosovës njofton se të dielën në Ferizaj, është arrestuar një burrë pasi dyshohet se ka shkaktuar dhunë në familje.

Policia përmes raportit 24-orësh, bën të ditur se i dyshuari ishte në gjendje të dehur derisa ishte kthyer në shtëpinë e tij dhe ndaj viktimës grua kishte shkaktuar dhunë fizike.

“Viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Është konfiskuar një armë zjarri për shkak se i dyshuari dhe viktima nuk kanë mundur ta prezantojnë lejen e armës. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Të ngjashme