Lajme
Edhe një deklaratë tjetër për luftën nga Qeveria Kurti | Gërvalla-Schwarz për mediumin ukrainas: Ideja e shkëmbimit të territoreve çon në luftë
Demokracia
10:38 | 29 Prill 2024

Share:

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla-Schwarz, thotë se ideja e shkëmbimit të territoreve apo ripërcaktimit të kufijve mund të çojë në një luftë të re në Ballkanin Perëndimor.

“Ky plan nuk zgjidh probleme, por krijon të reja për të gjithë rajonin. Precedenti i ndryshimit të kufirit në Ballkan mund të jetë shumë i rrezikshëm dhe mund të nisë një luftë të re,” ka pohuar Gërvalla-Schwarz, për platformën ukrainase të lajmeve “European Pravda”.

Alternativa, ndaj kësaj ideje thotë ajo, është “puna jashtëzakonisht komplekse e integrimit” të komunitetit serb në Kosovë.

Gërvalla shton tutje se Kosova nuk ka probleme me qytetarët tanë me origjinë serbe, por me qeverinë e Serbisë.

“Ne nuk kemi probleme me qytetarët tanë me origjinë serbe. Ne jemi një vend demokratik dhe jemi të gatshëm t’i respektojmë të drejtat e tyre. Në vend të kësaj, kemi probleme me qeverinë serbe dhe presidentin e saj, Aleksandar Vuçiq, për të cilin situata rreth serbëve të Kosovës është një mjet për të ruajtur pushtetin e tij”, thotë Gërvalla-Schwarz.

Edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, thotë se shteti ynë duhet të jetë gati për luftë, pasi shton se një sulm hibrid nga Serbia gjithmonë mund të fillohet kundër nesh.

Megjithatë ai thotë se një luftë konvencionale është e pamundur tani, pasi ne jemi të mbrojtur nga paqeruajtësit e KFOR-it.

Të ngjashme