Arte
Amanda Gorman: ‘Demokracia nuk mposhtet asnjëherë’
Demokracia
20:37 | 20 Janar 2021

Share:

Amanda Gorman është bërë poetja më e re që ka interpretuar ndonjëherë në një përurim presidencial, duke bërë thirrje për “unitet dhe bashkim” në poezinë e saj të cilën e shkroi vet.

22 vjeçarja shpalosi punën e saj ‘The Hill We Climb’ para shumë personaliteteve të pranishme në Washington DC dhe një audience globale prej miliarda shikuesish, raportojnë mediat e huaja, transmeton Demokracia.com.

“Kur të vijë dita, ne pyesim veten se ku mund ta gjejmë dritën në ditët e errëta?”, filloi poezia e saj pesë minutëshe.

Ajo vazhdoi duke iu referuar sulmeve të Kapitolit në fillim të këtij muaji. “Ne kemi parë një forcë që do të shkatërronte kombin tonë në vend se ta ndante, do të shkatërronte vendin tonë nëse do të kuptohej shtyrja e demokracisë,” deklaroi ajo.

“Dhe kjo përpjekje pothuajse pati sukses. Por nëse demokracia mund të shtyhet për një kohë të shkurtë, ajo kurrë nuk mund të mposhtet përgjithmonë”.

Në poezinë e saj, Gorman e përshkroi veten si “një vajzë e dobët me ngjyrë, e ardhur nga sllavët dhe e rritur nga një nënë e vetme (e cila) mund të ëndërrojë të bëhet Presidente, vetëm për të dëgjuar recitimet e saj”.

Ajo publikoi librin e saj të parë ‘The One for Whom Food Is Not Enough’, në vitin 2015 dhe këtë vit do të publikojë një fotolibër të titulluar ‘Change Sings’./Demokracia.com

 

Të ngjashme