Sport
Allegri paralajmëron Juventusin: Nëse humbasim në finale të Kupës është një katastrofë
Demokracia
09:47 | 11 Maj 2022

Share:

Një ndeshje nga ato që nuk duhen humbur dhe Massimiliano Allegri e di mirë. Me Juventusin e tij luan objektivin sezonal, Kupën e Italisë në finalen kundër Interit në Olimpico të Romës:

“Nëse vitet e fundit ky trofe mund të ishte qershia, këtë vit është torta. Nëse humbasim, megjithatë, do të thoni që është një katastrofë. Kundër Interit do të jetë e vështirë, por fitorja do të vendoste themele edhe më mirë për rikthimin në garë në sezonin e ardhshëm”.

Tekniku bardhezi gjithsesi dilema formacioni, ka pavarësisht se për Dybala është i sigurt që do të luajë. “Ndonjë dyshim e kam, përpara mbledhjes teknike do të marr vendimin tim. Chiellini e Perin e sigurt që luajnë, të tjerët të shohim. Do të vendos nëse do të luaj me tre apo katër në mbrojtje”.

Çfarë nuk funksionoi te bardhezinjtë e që e ka befasuar Allegrin? Diçka që në fakt tekniku e ka thënë edhe më parë: “Humbja e Ronaldos tre ditë nga fundi i merkatos nuk ishte e lehtë të kapërcehej. Unë duhej të njihja skuadrën, pastaj patëm edhe dëmtime të rënda. Vështirësi ka pasur dhe na krijoi probleme fakti që duhej të rikuperonim shumë. Klubi na dha një dorë të madhe në merkato dhe ne bëmë një ecuri të rëndësishme që përfundoi në humbjen në shtëpi kundër Interit.

Tani le të luajmë këtë finale. Është krijuar një themel i rëndësishëm për të ardhmen dhe jam i lumtur dhe i qetë për këtë. Vitin e ardhshëm do të luftojmë gjatë gjithë rrugës për t’u rikthyer te fitimi i titullit”.

Të ngjashme