Sport
“Alarm” në familjen e Cristiano Ronaldos, motra e tij shtrihet në spital nga COVID-19
Demokracia
22:12 | 27 Korrik 2021

Share:

Motra e Cristiano Ronaldos, Katia Aveiro është shtruar në spital pas ndërlikimeve me COVID-19.

Ajo postoi në Instagram një fotografi nga shtrati i saj në spital, duke konfirmuar se ishte pozitive me koronavirus më 17 korrik, përcjell Demokracia.com.

Simptomat e saj u përkeqësuan, ndërsa ajo shkoi në spital duke treguar në pamje se është në oksigjen.

Katia kishte reaguar ashpër kur Cristiano Ronaldo kishte rezultuar pozitiv me koronavirus në tetor të 2020.

Ajo e kishte quajtur si “mashtrimi më i madh që ka parë ndonjëherë”, referuar virusit famë keq. /Demokracia.com

Të ngjashme