Arte
Aktori Ned Beatty ndërron jetë në moshën 83-vjeçare
Demokracia
14:00 | 14 Qershor 2021

Share:

Aktori amerikan Ned Beatty i njohur për rolet e tij në, Deliverance, Superman, Toy Story 3 dhe shumë filma të tjerë ka vdekur në moshën 83-vjeçare.

Sipas menaxherit të tij, ai ndërroi jetë të dielën, i rrethuar nga familja dhe dashamirët, informon Demokracia.com.

Lindur në Kentucky në vitin 1937, Beatty u nominua për Oscar në vitin 1997, për rolin e tij në një film që u xhirua brenda një ditë.

Ai gjithashtu luajti rolin e këngëtarit irlandez Josef Locke në “Hear My Song”, për të cilin u nominua në Golden Globe në vitin 1992. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme