Arte
Aktori dhe regjisori i njohur shqiptar Pirro Mani ka ndërruar jetë
Demokracia
15:34 | 03 Qershor 2021

Share:

Pirro Mani, një nga personalitetet më të shquar të teatrit shqiptar ka ndërruar jetë.

Në moshën 89-vjeçare aktori dhe regjisori Pirro Mani, ka vdekur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku jetonte prej disa kohësh me familjen e tij, shkruan Demokracia.com.

Si regjisor dhe pedagog i shkëlqyer, ai punoi 25 vite në Teatrin Kombëtar.

Në karrierën e tij artistike numëron mbi 80 shfaqje dhe është nderuar me shumë çmime

Disa nga shfaqjet e tij janë: “Cuca e maleve”, “Fytyra e dytë”, “Arturo Ui”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Epoka para gjyqit”, “Nata e 12 -të” dhe “Prometeu”. /Demokracia.com/

Të ngjashme