Lajme
Aksident trafiku tek Liqeni i Badovcit, policia jep detaje
Demokracia
10:39 | 16 Shkurt 2022

Share:

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pësojë e një aksidenti në magjistralen Prishtinë-Gjilan, më saktësisht tek Liqeni i Badovcit.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ajo tutje ka treguar se hetuesit rajonal të njësitit të trafikut, kanë nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti./Demokracia.com/

Të ngjashme