Sport
Afër 200 tifozë të Slavias zbarkojnë në Prishtinë të enjten në mëngjes, numri i tyre pritet të rritet gjatë ditës
Demokracia
18:24 | 24 Tetor 2022

Share:

Afër 200 tifozë të Slavia Prahës do të zbarkojnë në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë të enjten në mëngjes, në ditën e ndeshjes kundër Ballkanit në Ligën e Konferencës, raporton Demokracia.com.

Ky numër i tifozëve do të udhëtojë me aeroplan në drejtim të Kosovës për ndeshjen “jetike” kundër kampionit të vendit tonë për fatin e kalimit të grupit.

Mediumi çek “prazksky.denik.cz” i ka kushtuar artikull të veçantë udhëtimit të tifozerisë së Slavias drejt Kosovës.

Ata kanë shkruar se 189 tifozë të ekipit çek do të zbarkojnë mëngjesin e të enjtes në Prishtinë, ndërsa gjatë ditës do të shëtiten rrugëve të kryeqendrës kosovare, për t’u rikthyer në Pragë menjëherë pas ndeshjes.

“Avioni, i cili mund të akomodojë deri në 189 pasagjerë, do të niset nga aeroporti i Pragës mëngjesin e së enjtes dhe do të kthehet në kryeqytetin tonë menjëherë pas ndeshjes”, raporton mediumi në fjalë, transmeton Demokracia.com.

Por, në stadiumin “Fadil Vokrri” nuk do të jenë vetëm 189 tifozë çekë. Numri i tyre pritet të rritet edhe më shumë, për faktin se klubi ka nxjerr në shitje mbi 600 bileta.

Ballkani – Slavia Praha do të përballen në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 21:00 në kuadër të rrethit të pestë të fazës së grupeve.

“Portokallezinjtë” e Ilir Dajës kanë katër pikë në pozitën e fundit, po aq sa Slavia që ka goldallim më të mirë.

Lider është Sivasspori me shtatë pikë, njëjtë sikurse Cluji./Demokracia.com/

Të ngjashme