Sport
Ademi tregon a do të ketë tifozë në ndeshjen Kosovë-Izrael
Demokracia
14:04 | 07 Nëntor 2023

Share:

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e planifikuar të zhvillohet më 12 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të zhvillohet me praninë e tifozëve.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

U raportua gjatë ditës se sotme se po vlerësohet situata e sigurisë në vend dhe se kjo mund të çojë në ndalimin e tifozëve në tribuna, por një gjë e tilla nuk do të ndodhë.

“Ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit do të zhvillohet me praninë e tifozëve”, ka thënë Ademi.

Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Evropian të futbollit që zhvillohet vitin e ardhshëm.

Të ngjashme