ShowBiz
Adelina Thaçi për të atin: Ma këpute shpirtin o bab
Demokracia
13:52 | 26 Mars 2021

Share:

Humoristi shumë i dashur për publikun, Rasim Thaçi ka vdekur sot në moshën 71-vjeçare.

I njohur për publikun me emrin Cima, ai ishte infektuar prej disa javësh me virusin Covid-19, të cilit nuk mundi t’i mbijetojë, shkruan Demokracia.com.

Para disa ditësh vajza e tij kërkonte gjak për të, ndërsa tani pas vdekjes së tij ajo ka ndarë me fansat një dedikim prekës për të atin.

Këngetarja e njohur, Adelina Thaçi ka shpërndarë në Instagram një fotografi të aktorit duke shkruar : ”Ma këpute shpirtin o bab, shoku im, dashuria ime!”.

Rikujtojmë se varrimi i Cimës do të bëhet nesër në fshatin Vukovc në orën 13:00. /Demokracia.com/

Të ngjashme