ShowBiz
A e ndau 100 mijë euroshin me Sabianin? Ilir Shaqiri i jep fund kureshtjes: Mua më ngeli emri i fituesit
Demokracia
20:29 | 02 Qershor 2022

Share:

Iliri dhe Sabiani janë dy nga personazhet me të komentuar pas dalejs nga shtëpia e Big Brother VIP.

Ata u përfolën pë miqësinë e fortë që treguan brenda shtëpisë, teksa thashethemet nuk kanë munguar për një sherr të mundshëm mes dyshes pas daljes nga BBV.

Themi këtë pasi i ftuar në një emision, Sabiani tha se Iliri ka përfituar nga ai gjatë shtëpisë së BBV, ndërsa prishja e miqësisë së tyre u përforcua me dasmën e Ilirit, ku Sabiani nuk mori pjesë.

Në një intervistë për një revistë shqiptare, Ilir Shaqiri ka shuar kureshtjen e shqiptarëve lidhur me ndarjen e 100 mijë euroshit me Sabianin.

Ai ka deklaruar se përveç bamirësisë një pjesë e 100 mijë eurove ia ka dhuruar Sabianit, familjarëve të tij dhe bashkëshortes.

“Një pjesë të parave e kanë marrë familjarët e mi, mami, babi, për sakrificën që kanë bërë ndër vite; një pjesë Emanuela për sakrificën për ato muaj të vështirë, që i rezistoi uraganit Big Brother dhe çdo fjale, provokimi; një pjesë vëllait tim Oltit; një pjesë Sabiani për miqësinë dhe respektin që u krijua në shtëpi; një pjesë tjetër u harxhua për dasmën. Mua më ngeli emri i fituesit dhe jam shumë i kënaqur. Nuk erdha në Shqipëri për të bërë lekë. Erdha për të provuar një aventurë, për të treguar kush jam unë, me të mira dhe të këqijat.”- tha Iliri.

Të ngjashme