Lajme
Shtegu Theth-Valbonë mbyllet deri në fund të majit, Kumbaro zbulon arsyen
Demokracia
12:06 | 29 Prill 2024

Share:

Shtegu Theth-Valbonë do të qëndrojë i mbyllur për vizitorët, deri në fund të muajit maj. Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ka zbuluar se disa pjesë të Qafës së Valbonës qëndrojnë të ngrira deri vonë, çka i bën shumë të rrezikshme.

“Për të gjithë të pasionuarit e ecjes në natyrë dhe ngjitjes së majave: Deri në fund të muajit maj shtegu “Theth-Valbonë” do të qëndrojë i mbyllur për vizitorët, për arsye se disa pjesë të Qafës së Valbonës qëndrojnë të ngrira deri vonë, çka i bën ato shumë të rrezikshme.

Drejtojuni gjithmonë udhërrëfyesve të certifikuar për të organizuar në mënyrë të sigurt ecjet tuaja në natyrë”, shkruan Kumbaro në rrjetin social Facebook.

Të ngjashme