Lajme
23 maj 2024 | Dita kur Albin Kurti i tregonte botës se e kap ankthi kur e mendon fitoren e Trumpit
Demokracia
10:15 | 06 Nëntor 2024

Share:

Më 23 maj të vitit 2024, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte kyçur thellë në interpretimin e ngjarjeve politike dhe zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kurti i kishte lënë 1001 probleme në Kosovë, por ai kishte shkuar në Londër për të folur për zhvillimet globale, duke ngatërruar krejtësisht rolin e tij që e kishte marrë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, shkruan Demokracia.com.

Kurti kishte lënë në Kosovë “Urën e Badovcit” që Qeveria e tij nuk po arrin ta përfundojë as pas disa muajsh punime dhe ishte shfaqur në një ngjarje të organizuar nga ODI (Overseas Development Institute) dhe ligjëronte sikur të ishte përfaqësues i ndonjë shteti të fuqishëm dhe me ndikim në politikën globale, duke treguar si ndihej Evropa deri sa në ShBA po zhvillohej fushata zgjedhore presidenciale.

Kurti kishte thënë se mbështetja afatgjatë e ShBA-së për Kosovën nuk ka gjasa të ndryshojë, por “me kthimin e Presidentit Trump… ka një stres dhe ankth të caktuar në të gjithë kontinentin e as Kosova nuk është ndryshe”.

Padyshim se Kurti, më shumë se çfarë mendojnë në “kontinent”, duket qartësisht se po fliste se çfarë po ndjente vetë ai.

Kurti duket qartësisht se personalisht është nën ankth dhe stres nga kthimi në “Shtëpinë e Bardhë” të Donald Trump dhe republikanëve, pasi me administratën e kaluar të tij, ai kishte filluar acarimin e marrëdhënieve zyrtare dhe përplasjet i kishte vazhduar edhe gjatë mandatit të presidentit demokrat, Joe Biden.

Grenelli, Blinkeni, Eskobari, Lajçaku | Si i sulmoi Albin Kurti me radhë përfaqësuesit e ShBA-së dhe BE-së?

Gjatë mandatit të tij qeverisës, politikat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të pakoordinuara me aleatët e shtetit të Kosovës, sidomos Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po sjellin pasoja të pariparueshme për Republikën e Kosovës dhe konsolidimin e saj në arenën ndërkombëtare.

Pa marrë parasysh çmimin e lartë që po e paguan shteti i Kosovës, Albin Kurti ishte i zënë duke llogaritur vetëm sondazhet zgjedhore. /Demokracia.com/

Humbja e aleatëve | Lojërat e rrezikshme të Albin Kurtit në kurriz të shtetit të Kosovës

Pasojat e përplasjes së radhës Kurti – SHBA | Nëse SHBA s’flet për Kosovën, dëgjohet zëri i Rusisë dhe i kundërshtarëve të pavarësisë

Të ngjashme
Lajme • 23 Prill 2025