Sport
Lojtari i Belgjikës “përshëndetet” me Evropianin para kohe, shkak lëndimi në fytyrë
Demokracia
14:19 | 13 Qershor 2021

Share:

Kombëtarja e Belgjikës e nisi në mënyrë fantastike Kampionatin Evropian të futbollit pasi në ndeshjen e parë triumfuan bindshëm.

“Djajtë e Kuq” siç njihen ata, mposhtën 3-0 Rusinë në takimin e parë të Grupit B, shkruan Demokracia.com.

Krahas fitores, Belgjika humbi një lojtar për këtë Evropian, për shkak se Timothhy Castagne pësoi një dëmtim në fytyrë me ç’rast mbyll kampionatin para kohës.

Castagne pësoi një frakturë të dyfishtë në fytyrë dhe me gjasë do të operohet.

Castagne aktualisht është lojtar i Leicester Cityt në Angli. /Demokracia.com

Të ngjashme