Regjisorja e fimlit “Titani”, Julia Ducournau fitoi “Palmën e Artë” në edicionin e 74/të të Festivalit të Filmit në Kanë, duke u bërë kështu regjisorja e dytë grua që fiton këtë çmim.
Jane Campion ishte gruaja e parë që fitoi “Palme d’Or” për filmin e vitit 1993, “The Piano”
Një fitore e shoqëruar me një gafë nga presidenti i jurisë Spike Lee, i cili gabimisht shpalli fituesin në mes të ceremonisë.
Kështu u përmbyll një edicion i veçantë, i festivalit të Kanës, i cili përkoi me kthimin e publikut në kinema pas një periudhe të gjatë mbylljeje.
Të parët që u vlerësuan ishin filmat e shkurtër. Palma e Artë i’u dha ” Tous Les Corbeaux Du Monde “, një vepër që vjen nga Hong Kong.
Çmimi kushtuar veprës së parë, Dhoma e artë shkoi në Kroaci, dhënë “Murina” nga regjisorja Antoneta Alamat.
Interpretimi më i mirë mashkullor iu caktua aktorit Texan Caleb Landry Jones për “Nitram” nga Justin Kurzel.
Pastaj ndodhi incidenti i papritur, kur Spike Lee njoftoi gabimisht Palmën e Artë për “Titani” të Julia Ducournau, në fillim të ceremonisë.
Në fillim u medua për një shaka, por më pas publiku tronditet edhe sepse është me të vërtetë filmi më i akredituar për Palmën e Artë por siguria do të jetë në fund të mbrëmjes.
Çmimi i Jurisë, “Prix du Jury” shkoi për filmat “Haberech” nga Nadav Lapid dhe “Memoria” nga Apitchapong Weerasethakul.
Aktorja më e mirë u shpall protagonistja e “The Worst Person in the World” nga Joachim Trier, Renate Reinsve.
Çmimi i skenarit i shkoi autorit japonez Hamaguchi Ryusuke për filmin “Drive My Car”.
Regjisori më i mirë është Leos Carax për filmin “Annette”.
Dhe së fundmi Palma e Artë, e cila konfirmoi ngutinë e Spike Lee, për filmin “Titani”. /Demokracia.com/