Lajme
103 raste aktive me COVID-19 në Malishevë
Demokracia
16:46 | 03 Shkurt 2021

Share:

Komuna e Malishevës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe nëntë raste të reja me koronavirus.

Në 24 orët e fundit, në Komunën e Malishevës janë regjistruar edhe nëntë raste të reja me koronavirus, shkruan Demokracia.com.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e komunës, po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar edhe nëntë persona, përderisa vazhdojnë të jenë aktive edhe 103 raste.

Që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave zyrtare të kësaj komune, janë 45 persona që kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në Malishevë.

Njoftimi i plotë i Komunës së Malishevës, pa ndërhyrje:

Në 24 orët e fundit në Malishevë 9 të shëruar nga covid dhe janë regjistruar 9 raste të reja

Malishevë, 3 shkurt

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 9 persona janë shëruar nga covid-19 dhe janë regjistruar 9 raste të reja. Këto të dhëna janë të konfirmuara nga ana e IKSHPK dhe IRSHP në Prizren, në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës, si dhe në komunikimin me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 755 raste, prej tyre 607 janë shëruar, 45 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 103 raste. /Demokracia.com/

Në 24 orët e fundit në Malishevë 9 të shëruar nga covid dhe janë regjistruar 9 raste të reja

Malishevë, 3 shkurt
Në 24…

Posted by Komuna Malishevë on E mërkurë, 3 Shkurt 2021

Të ngjashme