ShowBiz
“1 Shkurti ndryshoi jetën e tyre” – Luizi bëhet romantik dhe uron Kiarën me fjalët e ëmbla
Demokracia
12:30 | 01 Shkurt 2024

Share:

1 Shkurt është një ditë shumë e veçantë për Luiz Ejllin dhe Kiara Titon, pasi në këtë datë jeta e tyre mori një tjerër kuptim.

Sot një vit çifti i cili u njohën dhe u dashuruan në “Big Brother VIP” në këtë datë shkëmbyen puthjen e tyre të parë në këtë shtëpi.

Përmes një postimi në InstaStory, Luizi e ka uruar bashkëshorten e tij për këtë ditë kaq të veçantë.

“Përshumëvjet 1 shkurti”– ka shkruar ai krahas një fotoje ku ka treguar duart e tyre me unazat e martesës.

Pas daljes nga “Big Brother VIP” ku u martuan në natën finale jeta e tyre ka marrë një kthesë tjetër, pasi fillimisht Luizi dhe Kiara nisën që të bashkëjetonin me njëri-tjetrin, ndërsa së shpejti ata do të bëhen prindër për herë të parë së bashku.

Çifti do të sjellin në jetë një vajzë, e  cila është fryt i dashurisë së tyre.

Të ngjashme