Lajme
“Çile guri gojën” | Heshtja e Kurtit për dështimin e madh
Demokracia
08:38 | 19 Maj 2024

Share:

Edhe dy ditë pas dështimit të madh për ta anëtarësuar Republikën e Kosovës në Këshillin e Evropës, kryeministri Albin Kurti nuk e ka thënë asnjë fjalë të vetme.

Heshtje e madhe për dështimin e madh e ka kapluar kryeministrin Kurti, shkruan Demokracia.com.

Kryeministri i Kosovës vazhdon të merret edhe me punë që s’kanë të bëjnë me angazhimin e tij dhe për çfarë është zgjedhur të drejtojë Qeverinë e Kosovës.

Dështim të tillë, sikurse ky më 17 maj 2024 për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, nuk ka njohur më parë Republika e Kosovës, sidomos kur dihet se gati të gjithë anëtarët e këtij institucioni njohin shtetin e Kosovës.

Me anë të heshtjes së tij, kryeministri Kurti tenton që të ikë nga përgjegjësia e tij për dështimin e madh dhe të krijojë përshtypjen se ai nuk ka qenë i përfshirë.

Por, historia është ndryshe, shkruan Demokracia.com.

Pikërisht për të mundësuar këtë anëtarësim, kryeministri Kurti përbiu kundërshtimin disavjeçar që Manastirit të Deçanit t’i njiheshin 24 hektarë tokë, që dikur i takonin dy ndërmarrjeve shoqërore “Apiko” dhe “Iliria”.

Në muajin mars të vitit 2024, kryeministri Kurti ka pranuar të zbatojë vendimin e kohës së Sllobodan Millosheviqit, duke urdhëruar Agjencinë Kadastrale të Kosovës që t’ia regjistronte Manastirit të Deçanit tokën 24 hektarëshe që Millosheviq ia kishte dhuruar në vitin 1997.

Lexo më shumë:

Llogaria e gabuar | Kurti ia dhuroi tokat Manastirit të Deçanit, por Kosova nuk po e siguron anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Fundi i një tjetër mashtrimi… | Kurti e Konjufca premtonin se do ta anulonin vendimin e Millosheviqit për Manastirin e Deçanit, tani urdhërojnë zbatimin e tij

Pas pranimit të Zajednicës, Kurti dorëzohet dhe e pranon edhe vendimin e Millosheviqit për Manastirin e Deçanit: “I kërkuam Agjencionit Kadastral ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”

18 MAJ 2024 – KURTI SHFAQET NË PUBLIK, BËHET SIKUR S’KA NDODHUR GJË

Një ditë pas dështimit të madh në Strasburg, kryeministri Kurti është shfaqur në publik, në një ngjarje të organizuar lidhur me “Pilotimin e Reformës së Asistencës Sociale”.

Ai ka folur për këtë temë, por në asnjë minutë të vetëm nuk ia ka kushtuar dështimit të madh të tij dhe rrjedhimisht të Republikës së Kosovës.

18 MAJ 2024 – KURTI MERRET ME ZGJEDHJET NË MAQEDONI, POR JO ME DETYRAT E TIJ

Agjenda e ditës së shtunë e kryeministrit Kurti ka qenë e zënë edhe për çështje që nuk ndërlidhen aspak me pozitën e tij shtetërore dhe për çfarë është votuar nga Kuvendi i Kosovës, që të drejtojë Qeverinë e Kosovs.

Ai ka takuar drejtuesit e koalicionit të partive opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut, VLEN, të cilët humbën zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 8 majit 2024, por që pavarësisht kësaj janë duke zhvilluar negociata për koalicion qeverisës me partinë fituese me orientim pro-rus, VMRO-DPMNE.

Lexo më shumë:

Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n

Ikja nga përgjegjësia është bërë e zakonshme për Albin Kurtin dhe partinë e tij, Vetëvendosjen. Kjo ikje e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, po manifestohet gati çdo ditë dhe në forma të ndryshme, pothuajse në çdo temë me rëndësi për jetën e qytetarëve të Kosovës. /Demokracia.com/

‘Ikja’ – zanati i vetëm i Albin Kurtit | Kjo është lista e gjatë e ikjeve të tij nga përgjegjësia shtetërore dhe kombëtare

Të ngjashme