Lajme
Fundi i një tjetër mashtrimi… | Kurti e Konjufca premtonin se do ta anulonin vendimin e Millosheviqit për Manastirin e Deçanit, tani urdhërojnë zbatimin e tij
Demokracia
13:34 | 13 Mars 2024

Share:

“Vendimi i Millosheviqit i vitit 1997, nuk ka kurrfarë dyshimi që është vendim qartazi diskriminues, sepse ai i shpronëson edhe qytetarët e Republikës së Kosovës edhe komunën e Deçanit. Si rrjedhojë, të gjitha këto vendime që janë të kohës së Millosheviqit dhe të viteve 90-ta, ajo që na duhet si Kuvend i Republikës së Kosovës është që të anulohen me shumicë votash, këtu në Kuvendin e Republikës së Kosovës”.

Kështu deklaronte dhe premtonte në Kuvendin e Kosovës, kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, për çështjen e Manastirit të Deçanit, nga cilësia e një deputeti të një subjekti opozitar, shkruan Demokracia.com.

Por, me ardhjen e Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet dhe tani që Konjufca është kryetar i Kuvendit, apo që Albin Kurti është kryeministër i Kosovës, zbatimi i këtij vendimi po merr formë.

Vetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka urdhëruar më 13 mars 2024 Agjencinë Kadastrale të Kosovës që pronat e dy ndërmarrjeve shoqërore “Apiko” dhe “Iliria” të regjistrohen në emër të Manastirit të Deçanit.

“Sot i kemi thënë agjencionit kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Kushtetueses, kurse ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, i ka dërguar notë verbale njoftuese Këshillit të Evropës”, ka thënë Kurti.

Por, Kurti, jo vetëm si opozitar, mirëpo edhe nga pozita si Kryeministër kishte kundërshtuar zbatimin e këtij vendimi, duke deklaruar shpeshherë se vendimet e regjimit të Millosheviqit nuk kanë vend në shekullin tonë. Një deklaratë të tillë ai e kishte bërë pikërisht në ditën e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2022.

𝐅𝐔𝐍𝐃𝐈 𝐈 𝐍𝐉Ë 𝐓𝐉𝐄𝐓Ë𝐑 𝐌𝐀𝐒𝐇𝐓𝐑𝐈𝐌𝐈… | 𝐊𝐔𝐑𝐓𝐈 𝐄 𝐊𝐎𝐍𝐉𝐔𝐅𝐂𝐀 𝐏𝐑𝐄𝐌𝐓𝐎𝐍𝐈𝐍 𝐒𝐄 𝐃𝐎 𝐓Ë 𝐀𝐍𝐔𝐋𝐎𝐍𝐈𝐍 𝐕𝐄𝐍𝐃𝐈𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝐌𝐈𝐋𝐋𝐎𝐒𝐇𝐄𝐕𝐈𝐐𝐈𝐓 𝐏Ë𝐑 𝐌𝐀𝐍𝐀𝐒𝐓𝐈𝐑𝐈𝐍 𝐄…

Posted by Demokracia on Wednesday, March 13, 2024

“Unë e kuptoj që Manastiri i Deçanit duhet të ketë një hapësirë, unë e kuptoj që kanë nevojë për qetësinë e ambientit, ndihmën e Qeverisë së RKS-së, mirëpo ne kemi rezervën e zakonshme për vendimet e regjimet e Millosheviqit, të cilat për bindjen time janë pranuar nga Gjykata Kushtetuese, e cila e ka trajtuar një lëndë pa kaluar në faza të zakonshme. Me ç’rast nuk duam t’i dominojmë, por në të njëjtën kohë besoj se duhet të hasim në mirëkuptimin e tyre, se vendimet e regjimit të Millosheviqit nuk mund të jetojnë në shekullin tonë”, deklaronte Kurti.

Lëvizja Vetëvendosje dhe kryetari i saj, Albin Kurti, për vite më radhë kanë kundërshtuar kalimin e pronave të dy ndërmarrjeve shoqërore në emrër të Manastirit të Deçanit. /Demokracia.com/

Pas pranimit të Zajednicës, Kurti dorëzohet dhe e pranon edhe vendimin e Millosheviqit për Manastirin e Deçanit: “I kërkuam Agjencionit Kadastral ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”

Të ngjashme