Sport
Zyrtare: Nazmi Rama merr drejtimin e skuadrës së Ligës së Parë
Demokracia
16:12 | 22 Shtator 2022

Share:

Nazmi Rama është emëruar zyrtarisht trajner i ri i skuadrës së A&N.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit në rrjetet sociale, shkruan Demokracia.com.

“Nazmi Rama merr drejtimin e skuadrës senior. Trajneri me shumë përvojë me bagazh të gjatë të futbollit kosovar i ka besuar projektit tonë madhështor për ta inkuadruar skuadrën në Superligë”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e klubit.

Rama në një prononcim për faqen zyrtare të klubit ka thënë se i ka besuar ofertës së klubit teksa është shprehur optimist për objektivat.

“Nga sot jam pjesë e klubit “FC A&N”. Një klub me një projekt serioz të cilit i besova shumë me të marrë ofertën për ta udhëhequr skuadrën. Unë besoj shumë në kualitetin e futbollistëve ku së bashku me kryesinë do të arrijmë shumë lehtë objektivin e klubit. Të bashkuar mund t’ia dalim për të mirën e qytetit  të Prizrenit. Forca A&N”, tha ai.

A&N bën gara në Grupin A të Ligës së Parë. Ata kanë grumbulluar shtatë pikë në gjashtë takime dhe renditen në pozitën e shtatë./Demokracia.com/

Të ngjashme