Lajme
Kurti e bllokoi anëtarësimin e Kosovës në KiE, ambasadorët ShBA-së, Gjermanisë e Britanisë së Madhe takohem me Osmanin për ta zhbllokuar procesin
Demokracia
15:24 | 23 Maj 2024

Share:

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takime të ndara ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, ambasadorin e  Gjermanisë, Jorn Rohde, si dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.

Në këto takime është diskutuar anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës dhe koordinimi për zhbllokimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

Lidhur me këtë proces, Presidentja sot gjatë ditës ka biseduar edhe me ambasadorë të shteteve tjera aleate.

Me 17-maj, Kosova humbi shansin që të bëhet pjesë e agjendës së Këshillit të Ministrave, pasi aleatët e vendit tonë thanë se Qeveria Kurti nuk i ka përmbushur zotimet që ta dërgoj në Kushtetuese Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Kosova ende ka mundësi që vendoset në agjendën e mbledhjes së radhës së Këshillit të Ministrave, por Qeveria Kurti duhet të përmbush zotimet e marra.

Të ngjashme